Gazi i lëngshëm pa akcizë për prodhuesit, Balluku: Ulen kostot e prodhimit për biznesin

Politikë | 3 vite më parë

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e pranishme në tryezën e diskutimit me përfaqësuesit të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, deklaroi se , Gazi i lëngshëm për prodhuesit shqiptarë do të jetë pa akcizë për një periudhë 3-vjeçare.

E rëndësishme që të implementohen praktikat më të mira të Evropës, Zv.kryeministrja Balluku tha se, “janë kryesisht ligje të përafruara tashmë pose që janë në proces përafrimi ndaj për ne është e rëndësishme se të gjitha hapat që do të hedhim në të ardhmen të kenë një bazë të mbështetur mbi praktikat më të mira. Nuk pritet nga ne që të shpikim rrotën, nuk do të bëjmë asnjë hap që nuk është bërë nga vendet e BE-së apo rajoni. Kjo duhet patur parasysh dhe nëse qëndrojmë në këtë kornizë, jam e sigurt që do ta zgjidhim në mënyrën më të shpejtë.

“Në pjesën e e akcizës së gazit ka një përllogaritje, që është pjesë e buxhetimit të Ministrisë së Financave dhe duhet një lobim i fortë për të ndryshuar skemën e parashikuar. Megjithatë ne jemi të gatshëm për të adresuar për të gjitha ato çështje që do të lehtësonin biznesin vendas dhe të huaj. Ne do t’i japim një frymëmarrje sektorit privat për një periudhë 3-vjeçare. Kjo do të jetë marrëveshja e cila synon të forcojë pozitat në tregun rajonal dhe për të rritur konkurrueshmërinë në mënyrën më transparente”, tha Balluku.

Ajo që do të kërkoja është shpejtësia pasi procesi i ndryshimeve ligjore zakonisht merr një kohë të konsiderueshme por nga ëfarë më rezulton, nga bisedat paraprake që kam bërë me Shalsin dhe Pëllumbin, kam kuptuar që e keni konsumuar paraprakisht një pjesë të çështjeve që do të thotë që edhe komisionet janë të përgatitura dhe kanë dijeni mbi çështjet që iu shqetësojnë.”, u shpreh mes të tjerash ministrja

Zëvendës kryeministrja tha se kjo lehtësi fiskale u jepet bizneseve prodhuese për t’i bërë më konkurrente në rajon.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme