Gërmime në Hajvali, gjenden mbetje mortore të dyshuara të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Kosovë | 1 vit më parë

Në varrezat e fshatit Hajvali janë gjetur mbetje mortore që dyshohet t’i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se vijojnë gërmimet në kërkim të mbetjeve të tjera eshtërore. Mbetjet mortore mendohet se i përkasin të paktën 3 personave.

“Në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, njësitet e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës kanë realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë për gërmime në varrezat e fshatit Hajvali. Deri tani janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet t’i përkasin të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998–1999,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Mbetjet janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime dhe identifikim përmes analizave mjeko-ligjore.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë luftës së viteve 1998–1999 në Kosovë janë vrarë rreth 13 mijë persona, ndërsa mbi 1.500 vazhdojnë të rezultojnë ende të zhdukur.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme