Gimenez-Pulisic, Milani përmbys Bolonjën

Milani mundi 3-1 Bolonjën në ndeshjen hapëse të javës të javës së 36-të të Serisë A dhe koleksionon kështu fitoren e tretë radhazi në kampionat, një sinjal i qartë për finalen e Kupës së Italisë që do të luhet të mërkurën në Olimpico.
Pas një pjese të parë jo shumë emocionuese, ndeshja u nxeh në pjesën e dytë. Orsolini i zakonshëm zhbllokoi sfidën me një gjuajtje të shkëlqyer me këmbën e majtë në minutën e 49-të, zëvendësuesi Gimenez barazoi në minutën e 73-të dhe Pulisic përmbysi rezultatin në minutën e 79-të, përpara se meksikani të kompletonte dopietën e tij personale.
Djemtë e Conceiçao janë tashmë 2 pikë atyre të drejtuar nga Italiano, që kanë pësuar një ndalesë të papritur në garën për një vend në Champions Leagues për sezonin e ardhshëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




