“Giro d’Italia”, etapa e parë nga Durrësi, 184 çiklistët sollën atmosferë festive

Aktualitet | 1 vit më parë

Gara e famshme e çiklizmit “Giro d’Italia”, që nisi për herë të parë nga Shqipëria është përcjellë me entuziazëm të lartë nga Durrësi, aty ku nisi edhe etapa e parë.

Qytetarët kishin dalë të shihnin çiklistët në rrugët e qytetit bregdetar, ndërkohë që nuk munguan veshjet popullore shqiptare, kjo për t’i treguar botës traditën e vendit tonë.

Të pranishëm në këtë event, kishte të apasionuar të shumtë pas çiklizmit të ardhur nga vende të ndryshme të botës të cilët kishin udhëtuar nga larg për të qenë të pranishëm sot në Durrës.

Nga 9 deri më 11 maj, 3 qytete të vendit tonë, Durrësi, Tirana dhe Vlora do të mirëpresin 180 çiklistë profesionistë nga e gjithë bota, që do të zhvillojnë etapën e parë të edicionit të 108-të të garës çiklistike “Giro d’Italia 2025”, e cila do të përmbyllet Romë, më  1 qershor.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme