Giro d’Italia, përplasje masive në etapën e gjashtë

Një përplasje e madhe në qendër të grupit, me disa çiklistë që përfunduan në tokë, shkaktuar nga asfalti i rrëshqitshëm për shkak të shiut, çoi në vendimin e jurisë për të ‘neutralizuar’ etapën e gjashtë të Giro d’Italia, nga Potenza në Napoli përgjatë 227 kilometrave.
Mes të përfshirëve ishte Jai Hindley, fituesi i Giro në 2022, i cili u shfaq i tronditur dhe u tërhoq nga gara me një ambulancë. Në momentin e ndalimit, Paleni dhe Van der Hoorn ishin në avantazh me 50″ epërsi ndaj grupit. Më pas rifilluan një ritëm të kontrolluar pas makinës drejtuese.
Përfundimisht çiklistët u nisën përsëri, por skena vazhdoi pa u regjistruar asnjë kohë për klasifikimin. Në Napoli është planifikuar vetëm një sprint me kohë “të ngrirë”. Prandaj, nuk jepen pikë, shpërblime apo klasifikime të tjera, pa asnjë afat kohor.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




