Giro d’Italia: Prodhomme fiton etapën e 19-të

Nicolas Prodhomme fitoi etapën e 19-të të Giro d’Italia, të premten, ndërsa kryesuesi i renditjes së përgjithshme, Isaac del Toro, mbërriti i dyti, vetëm pak sekonda pas tij. Ishte fitorja e parë e francezit në Giro d’Italia në karrierën e tij, si dhe fitorja e parë e një francezi në kompeticionin e këtij viti. Distanca 166 kilometra nga Biella në Champoluc ishte e mundimshme për çiklistët, me pesë ngjitje të forta, në etapën e parafundit malore.
Francezi e mori kryesimin në ngjitjen e katërt dhe e mbajti deri në fund, duke u distancuar nga fituesi i etapës së 15-të, Carlos Verona, dhe Antonio Tiberi, ndërsa grupi me Del Toron ishte një minutë prapa.
Richard Carapaz, i cili ishte i dyti në renditjen e përgjithshme, sulmoi kur kishin mbetur 6.8 kilometra nga finishi, por shoku i skuadrës Del Toro iu përgjigj duke i qëndruar ngjitur pas rrotave të tij teksa lanë prapa britanikun Simon Yates, i treti në renditje.
Del Toro më pas e mundi rivalin më të afërt në sprint duke zënë vendin e dytë dhe mbetet favorit i fortë për të fituar titullin kur kanë mbetur edhe dy etapa, pasi rivalët e tjerë humbën 24 sekonda ose më tepër. Meksikani kryeson me 43 sekonda karshi Carapaz, ndësa Yates është një minutë e21 sekonda pas.
Renditja:
1) Nicolas Prodhomme in 4:50:35
2) Isaac Del Toro +58”
3) Richard Carapaz – S.T.
4) Damiano Caruso +1’22”
5) Brandon McNulty – S.T.
6) Egan Bernal – S.T.
7) Simon Yates – S.T.
8) Rafal Majka – S.T.
9) Antonio Tiberi – S.T.
10) Einer Rubio – S.T.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




