Gjashtë ditë pa ujë dhe bukë në det të hapur, humbin jetën 22 emigrantë të nisur nga Libia
22 emigrantë kanë humbur jetën pasi kaluan gjashtë ditë pa ujë dhe ushqim në bord të një gomoneje nisur nga Libia me destinacion Greqinë.
Kjo sipas 26 emigrantëve të tjerë që u shpëtuan nga një anije e Fronteks pranë brigjeve greke dhe të cilët u shprehën për autoritetet se i kishin hedhur trupat e viktimave në det.
Emigrantët që u shpëtuan, mes të cilëve një grua dhe një i mitur, u transferuan në Iraklo dhe dy prej tyre u dërguan në spital për trajtim të specializuar mjekësor.
Disa prej të mbijetuarve treguan se kishin paguar nga 7100 deri në 8500 euro për të shkuar në Greqi dhe se ishin nisur nga porti libian i Tobrukut në datën 21 mars.
Autoritetet greke ndërkohë kanë arrestuar dy shtetas të Sudanit Jugor që dyshohen për trafikim të qenieve njerëzore në lidhje me rastin në fjalë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




