Gjatë orëve të fundit 30 vatra zjarri aktive në qarqet më të mëdha të vendit, EFFIS: Mbi 10 mijë hektarë tokë e djegur në një javë

Aktualitet | 1 vit më parë

Shqipëria ka humbur më shumë se 10 mijë hektarë tokë me bimësi dhe pyje si pasojë e zjarreve të javës së fundit, bazuar në të dhënat e Sistemit Europian të Informimit mbi Zjarret (EFFIS). Më shumë se 8.500 hektarë të shkrumbuar raportohen vetëm për qarkun e Vlorës nga data 4 gusht deri më 11 gusht. Në 24 orët e fundit, zonat e djegura arrijnë mbi 7 mijë hektarë në qytetin bregdetar, sipas EFFIS-it.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile raportoi në mbrëmje se zona jugore e vendit vazhdon të mbetet e rrezikuar nga vatrat e ndryshme që përhapen në mënyrë të pakontrolluar si pasojë e erërave dhe temperaturave tejet të larta.

Harta e EFFIS-it për zonat më të prekura nga zjarret e këtij sezoni

Qarku Vlorë

  • Bashkia Finiq – Zjarri ka kaluar në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam. Kjo vatër është përballë Syrit të Kaltër. Në këtë zonë janë problematikë fshatrat Krane, Krongj dhe Leshnicë e poshtme. Në terren po operojnë 3 mjete zjarrfikëse me 12 efektivë të MZSH Finiq, të ndihmuar nga FA me 4 mjete zjarrfikëse dhe 30 efektivë të FA, 1 grup FNSH. Në këtë zonë ka operuar edhe Helikopteri i Forcës Ajrore të FA si dhe 2 avionë grekë PZL, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak. 
  • Parku “Rëzom” – maja e “Lucës”, njësia Vergo – Terren i thyer, e pamundur ndërhyrja me mjete tokësore. Në vendngjarje punonjës të AdZM.
  • Bashkia Himarë – fshatrat Bolenë dhe Tërbaç – Zjarri në pyll me pisha. Në terren: 3 mjete zjarrfikëse, 10 efektivë MZSH Himarë e Vlorë, forca vullnetare dhe 20 efektivë të FA. 
  • Fshati Lukovë – Të angazhuar në operacion 3 mjete zjarrfikëse me 11 efektivë MZSH Himarë e Sarandë, avioni Canadair kroat, 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë MZSH Fier.
  • Fshati Ninat, Bashkia Konispol – Zjarri me drejtim nga fshati Bistricë. Në terren 2 mjete dhe 19 punonjës.

Qarku Lezhë

  • Fshati Malaj i Epërm, Bashkia Mirditë – Zjarri izoluar, në monitorim nga 6 efektivë MZSH, 6 forca pyjore, 17 forca bashkiake, 2 vullnetarë.
  • Fshati Kolsh, Bashkia Lezhë – Zjarr në sipërfaqe pyjore, 2 mjete zjarrfikëse Lezhë dhe 1 nga Mirdita.

Qarku Dibër

  • Mali i Allushit, Bashkia Klos – Zjarri është nën kontroll, digjen trungje brenda vatrës. Po punohet nga 6 efektivë MZSH dhe 1 mjet zjarrfikës. 
  • Mali i Kovashicës, Bashkia Bulqizë – Vatra në monitorim nga 2 mjete zjarrfikëse me 7 efektivë MZSH.
  • Fshati Kabe, Bashkia Dibër.Vatra e zjarrit po zhvillohet në sipërfaqe me shkurre, ferra, barishte dhe bimësi të ulët, në kah të fshatit. Në terren janë angazhuar 1 mjet zjarrfikës dhe 6 efektivë zjarrfikës. 

Qarku Berat

  • Vijon zjarri në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike. Zjarri ka kaluar mbi ujësjellësin, pranë një grupi banesash dhe pranë qytetit tek Azili i të Moshuarve.  Situata është përkeqësuar në fshatin Plirëz, Poliçan dhe po evakuohen banorët. Në vendngjarje po punojnë MZSH Poliçan 3 mjete, 15 efektivë dhe 2 mjete, 10 efektivë Berat, 60 forca të ushtrisë si dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë të policisë.   Në mbështetje të situatës është edhe Helikopteri i Forcës Ajrore.  
  • Fshati Rehovë, Bashkia Poliçan – Zjarr pranë banesave, një banesë 2-katëshe ka marrë flakë. Po kryhet evakuim.
  • Fshati Backë, Bashkia Skrapar – Po punohet për shmangien e rrezikut për banesat.

Qarku Tiranë

  • Mali i Bërzhitës, Bashkia Tiranë, po punohet për shuarjen e zjarrit. 
  • Fshati Stërbeg, Bashkia Rrogozhinë – Forcave zjarrfikëse vendore u janë bashkuar edhe përforcime nga Peqini. 
  • Fshati Okshtun, Bashkia Rrogozhinë – Zjarri në sipërfaqe me shkurre e ferra është vënë nën kontroll. Po punohet për shuarjen e plotë të vatrës.
  • Fshati Peqinaj, Bashkia Kavajë – Avioni Canadair kroat në operim. 
  • Fshati Hajdaraj, Bashkia Kavajë – Drejt shuarjes, angazhuar 1 mjet dhe 7 forca.
  • Zona Arbanë, Bashkia Tiranë. Zjarri ka marrë përmasa, por aktualisht, në terren po veprojnë 20 forca zjarrfikëse me 6 mjete, të mbështetura nga 8 forca të APR-së, 8 forca të Policisë Bashkiake si dhe 5 forca të Policisë së Shtetit. Në këtë vatër zjarri ka shkuar edhe një helikopter Canadair kroat. 

Qarku Durrës

  • Mali i Krujës, Bashkia Krujë, ku pati riaktivizim të zjarrit në pyll pishe, 15 forca operacionale dhe  mbështetje nga policia gjatë aksionit për shuarjen e vatrës. 
  • Fshati Barkanesh, Bashkia Krujë. Terreni vështirëson punën. 

Qarku Gjirokastër

  • Rreziku nga zjarri ka kaluar në fshatin Lekël të Tepelenës, pa shkaktuar pasoja për banorët apo banesat e tyre.
  • Zjarri vijon të jetë aktiv në dy drejtime: poshtë fshatit, në drejtim të fshatit Hormovë, si dhe lart, në faqen e malit të Golikut.
  • Forcat zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura janë të angazhuara në terren dhe po punojnë me intensitet për izolimin e vatrës së zjarrit.

Qarku Elbasan

  • Në fshatrat Mukaj dhe Sojnik, Bashkia Gramsh. Në terren MZSH Gramsh dhe 25 efektivë të FA. 
  • Qyteti Cërrik – Është arritur të izolohet zjarri në shkurre. Po mbahet në monitorim nga 20 efektivë e 2 mjete zjarrfikëse. 
  • Fshati Hotolisht, Bashkia Librazhd. Forcat po punojnë me intensitet për të shmagur  rrezikun për banesat. 

Qarku Shkodër

  • Zona Koderboks, Bashkia Shkodër. Monitorim nga forcat e pyjores dhe zjarrfikësit. 
  • Fshati Stajkë, Bashkia Vau Dejës. Era favorizon flakët, 1 mjet zjarrfikës në terren. 
  • Qyteti Pukë – Situata në kontroll. Në terren janë 2 mjete zjarrfikëse dhe forca policore. 
  • Fshati Xath, Bashkia Fushë Arrëz. sore. Situata është e vështirë dhe zjarri ka marrë përmasa. Po evakuohen banorët. 

Qarku Kukës

  • Fshati Gegaj, Bashkia Tropojë – Pa rrezik për banesat. Të angazhuara janë 7 forca MZSH, 15 pyjore, 1 emergjenca civile, 18 forca bashkiake, policë dhe 20 vullnetarë.

Mjete ajrore që kanë operuar sot:

  • 1 Canadair (Kroacia)
  • 2 avionë PZL (Greqi)
  • 1 Black Hawk (Republika Çeke)
  • 1 Black Hawk (Sllovakia)
  • 2 Black Hawk (Forcat e Armatosura të Shqipërisë)
  • Pritet të operojnë:
  • 2 Black Hawk (Emiratet e Bashkuara Arabe)

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme