Gjenden predha të vjetra luftarake në Xibrakë

Aktualitet | 3 vite më parë

Gjenden predha luftarake në fshatin Xibrakë që lidh rrugën Elbasan-Librazhd. Ditën e djeshme, inxhinieri i një firme ndërtuese që po kryente punime në këtë aks rrugor, ka konstatuar prani të predhave të vjetra luftarake në zonë, Policia bën me dije se janë njoftuar shërbimet e specializuara për demontimine  predhave.

“Më datë 08.02.2024, shtetasi M. P., me detyrë inxhinier i firmës ndërtuese që kryen punimet në rrugën “Elbasan-Librazhd”, ka njoftuar Policinë se gjatë punimeve, në fshatin Xibrakë, janë gjetur disa predha të vjetra luftarake. Policia ka kryer veprimet për këtë rast dhe ka njoftuar shërbimet e specializuara për demontimin e predhave.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme