Gjermani: Kane shpallet “Lojtari i vitit”, Kompany fiton çmimin “Trajneri më i mirë”

Futboll Bota | 2 muaj më parë

Sulmuesi i Bayernit të Mynihut, Harry Kane, u shpall “Lojtari i Vitit” në Gjermani për vitin 2026, ndërsa Vincent Kompany fitoi çmimin e “Trajnerit të Vitit” pas një tjetër sezoni të shkëlqyer me skuadrën bavareze.

Kane shënoi 61 gola në të gjitha kompeticionet – përfshirë Superkupën e Gjermanisë – duke ndihmuar ekipin të ruante titullin e Bundesligës dhe të fitonte Kupën e Gjermanisë.

Sulmuesi anglez mori më shumë vota (272) sesa bashkëlojtari i tij Michael Olise (203) në sondazhin vjetor të zhvilluar mes 659 anëtarëve të Shoqatës së Gazetarëve Sportivë Gjermanë (VDS) dhe të organizuar nga revista “Kicker”.

Kompany siguroi pothuajse gjysmën e votave për çmimin e Trajnerit të Vitit, duke lënë pas fituesin e vitit të kaluar, Julian Schusterin e Freiburgut. Florian Wirtz e kishte fituar çmimin e Lojtarit të Vitit vitin e kaluar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme