Gjermani, “të gjithë” në stadium për miqësoret përpara Europianit

Gjermani | 3 vite më parë

Federata Gjermane e Futbollit ka bërë me dije se gati të gjitha biletat për dy miqësoret përpara startit të Euro 2024 janë shitur.

Supas Federatës në fjalë për ndeshjen e 3 qershorit, e cila do të mbahet në Nyrnberg mes Gjermanisë dhe Ukrainës janë shitur plot 42.000 mijë bileta. Ndërsa për takimin e Gladbahut (Gjermani-Greqi), i cili do të mabehet katër ditë më pas, janë shitur plot 45.000 mijë bileta.

Euforia në vendin organizator të Euro 2024 është kthyer pas fitoreve në miqësoret e marsit ku të besuarit e Julian Nagelsman kanë mundur të mposhtin Francën në shifrat 2-0 dhe Holandën 2-1.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme