Gjermania i bën thirrje qeverisë së Kosovës të tregojë përmbajtje në lidhje me shënjestrimin e institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia

Michael Reiffenstuel, Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Gjermane, i ka bërë thirrje Kosovës të tregojë përmbajtje në lidhje me “shënjestrimin e institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia”.
Sipas Reiffenstuel, veprimet e tilla ndikojnë negativisht te qytetarët e Kosovës dhe bien ndesh me angazhimin e saj ndaj Bashkimit Evropian. Ai theksoi se veprimet shqetësuese të javës së kaluar jo vetëm që dëmtojnë qytetarët e Kosovës, por gjithashtu rëndojnë marrëdhëniet dypalëshe me Gjermaninë.
“Duke i bërë thirrje urgjente Kosovës që të përmbahet nga shënjestrimi i institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia. Veprimet shqetësuese të javës së kaluar ndikojnë negativisht te qytetarët e vetë Kosovës, shkojnë kundër detyrimeve dhe angazhimeve të saj ndaj BE-së dhe rëndojnë marrëdhëniet tona dypalëshe”, ka komentuar Reiffenstuel në rrjetin social ‘X’.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




