Gjikondi: Baza e Kuçovës, e para në Ballkan. Të huajt, të çuditur me entuziazmin e shqiptarëve

Baza e re ajrore taktike e Kuçovës e inauguruar të hënën në prani të krerëve më të lartë të shtetit dhe përfaqësues të NATO-s është konsideruar një sukses për mbrojtjen shqiptare.
Investimi i Aleancës me vlerë mbi 50 milionë euro ka ndryshuar tërësinë e bazës me histori gati 90-vjeçare, duke e rehabilituar atë në një strehë moderne mjetesh luftarake ajrore, të cilat pritet të dislokohen për nevojat e sigurisë kombëtare dhe rajonale.
Analistja Brizida Gjikondi nënvizoi faktin se në syrin e huaj, shqiptarët janë ndër popujt e veçantë europianë që e kanë pritur me entuziazëm këtë zhvillim.
“Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Kroseto (o. Crosseto) tha sot se Italia ka investuar shumë në bazën e Kuçovës dhe pilotët shqiptarë po ashtu trajnohen në vendin e tij. Ai bëri edhe një shaka, duke thënë se kur u ngritën 44 baza të NATO-s në Itali ka pasur revolta në zona. ‘I vetmi vend entuziast në Europë janë shqiptarët,’ tha ai. Në këtë 15-vjetor, Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që ngre një bazë të NATO-s. Sipas medieve ndërkombëtare, kryeministri Edi Rama ka ofruar edhe Pashalimanin si bazë për NATO-n,” tha znj. Gjikondi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




