Gjimshiti mund të ketë “ndihmuar” Kumbullën, Gasperini pret shqiptarin nesër në ditën e parë të grumbulllimit

Itali | 1 vit më parë

Sezoni i ri 2025-2026 për Romën nis nesër ku pritet që të grumbullohen të gjithë lojtarët në Trigoria, aty ku do të prezantohen me trajnerin e ri, Gian Piero Gasperini.

Në listën e të grumbulluarve figuron edhe emri i Marash Kumbullës, i cili në sezonin e fundit shfaqi nivel të lartë futbolli në Barcelonë ku mbrojti si i huazuar ngjyrat e Espanjolit.

Mbrojtësi shqiptar mund të ketë një shans të artë për të fituar një vend titullari në Romë ku siç dihet që tani e tutje të gjithë do të bëjnë llogaritë me një trajner kërkues siç është Gasperini, i cili në eksperincën e suksesshme në Bergamo bashkëpunoi për një kohë të gjatë me një tjetër shok të kombëtares të Kumbullës siç është Berat Gjimshiti.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme