Gjirokastër/ Akuzohen se fshehën të ardhurat, 4 të ndaluar. Gjatë kontrollit në dy këmbime valutore, sekuestrohen shuma të mëdha parash

Aktualitet | 11 muaj më parë

Prokuroria e Gjirokastrës ka lëshuar 4 urdhra ndalimi për shtetasit R.K., L.K., P.K. dhe B.K., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Fshehja e të ardhurave”. Hetimet kanë çuar në kontrolle në dy njësi të këmbimit valutor, njëra me adresë në Gjirokastër dhe tjetra në Tiranë, si dhe në banesat e personave të dyshuar.

Gjatë kontrollit  në pikën e këmbhimit valutor në Tiranë, në pronësi të R.K., janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: 13.470.000 Lekë, 40.895 Euro, 8.780 Paund, 9.922 Dollarë Amerikanë, 10.380 Franga Zviceriane, 3.145 Dollarë Kanadezë, 85.720 Lira Turke, 1 pajisje DVR dhe 2 blloqe shënimesh

Po ashtu nga kontrollet në banesën e tij u sekuestruan gjithashtu 20.000 Dollarë Amerikanë

Lidhur me kontrollin e këmbimit valutor në Gjirokastër, në pronësi të L.K., janë sekuestruar: 13.443.200 Lekë, 91.865 Euro, 7.965 Paund, 12.674 Dollarë Amerikanë dhe 5 kompjuterë.

Nga kontrolli në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan: 90 Dollarë Amerikanë, 3.580 Euro, 118.500 Lekë.

Prokuroria bën të ditur se procedimi penal është ende në vijim dhe po kryhen veprime të tjera hetimore për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme