Gjirokastër, mbi 20 mijë pensionistë përfitojnë shpërblimin e fundvitit

Sociale | 6 vite më parë

Shpërblimi prej 5 mijë lekësh , për pensionistët ,në këtë fundvit, është mirëpritur nga këta të fundit. Edhe pse një shumë simbolike,sipas të moshuarve , kjo lehtëson sadopak nevojat e tyre në prang festash.

Opinionet e tyre janë të ndryshme. Disa mendojnë se  kjo shumë nuk është e lartë ,pasi pensionet janë të ulta . Ndërsa të tjerët thonë “Faleminderit”!

 Për moshën e tretë , vemendja duhet të jetë më e  lartë dhe rishikimi i pensioneve është patjetër i nevojshëm për ta .

“Për ne pensionistët është një gjë  e mirë.Nuk janë shumë, se dihet që nevojat i kemi të larta, por të paktën do blejmë diçka për vitin e ri.

E vlerësojmë këtë shumë , por ne që i kemi pensionet e ulta, s’mund të themi se na zgjidh problemet. Më shumë se një shpërblim është koha të rishikohen  pensionet për moshën e tretë.

Unë jam vetë i dytë , bashkë me bashkëshorten .10 mijë lekë na vijnë në ndihmë goxha, se jetojmë në zonat rurale dhe pënsionet i kemi të ulta”,  shprehen pensionistët

 

Në qarkun e Gjirokastrës janë mbi 20 mijë pensionistë, që përfitojnë këtë bonus festiv.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme