Gjirokastër- Vijon të jetë e bllokuar rruga e Qafës së Çajupit, prurje të larta inertesh

Aktualitet | 10 muaj më parë

Rruga e Qafës së Çajupit në Gjirokastër vijon të jetë e bllokuar për qarkullimin e automjeteve. Bëhet me dije se prurja e inerteve mbetet e lartë, duke e bërë të vështirë pastrimin e këtij aksi, për ta bërë atë të kalueshëm nga automjetet.

Kontraktorët janë në terren dhe po punojnë, por nuk dihet se kur do të kthehet qarkullimi normal në këtë aks.

Qarku i Gjirokastrës u përball problematika të shumta si pasojë e motit të keq me reshje intensive shiu që përfshinë vendin për disa ditë me radhë. Në disa bashki të qarkut vijojnë problematikat me rrëshqitje dherash, ku për pasojë janë bllokuar rrugët e disa fshatrave, ndërsa po ashtu janë evakuuar edhe disa banorë, banesat e të cilëve rrezikoheshin. Strukturat vendore dhe kontraktorët janë në terren për menaxhimin e situatës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme