Gjirokastra, turistike edhe në dimër

Sociale | 6 vite më parë

Edhe pse në situatë pandemie, qyteti i gurtë i Gjirokastrës në këto ditë të festave të fundvitit po vizitohet nga turistë të ndryshëm, jo vetëm vendas por edhe të huaj. Në pazarin karakteristik të Gjirokastrës, çifti i të rinjve Loren dhe Reson Bona  po zbulonin zonën muzeale për tu njohur disi më tepër me historinë e qytetit. Ata prej gati një jave po qëndrojnë në Shqipëri për të pushuar dhe tregojnë se nuk hasën në asnjë problem gjatë udhëtimit të tyre, nga Franca drejt vendit tonë.

 “Ne kemi ardhur nga Franca, kemi rreth një javë në Shqipëri dhe dy ditë në jug të vendit. Po vizitojmë Gjirokastrën e më pas do të largohemi drejt Përmetit. Kjo është hera e parë që vimë në Gjirokastër. Për fat të mirë, nuk hasëm në asnjë vështirësi, për të ardhur në Shqipëri për shkak të pandemisë” shprehet Loren. 

“Gjirokastra është shumë e veçantë. N’a kanë mahnitur kalldrëmet e saj, shtëpitë muze por edhe kalaja madhështore! Sigurisht që do të rikthehemi vitin tjetër në Gjirokastër duke sjellë me vete edhe miqtë tanë” Shprehet Reson 

Mesa duket qarku i Gjirokastrës tashmë po reklamohet edhe nga vetë turistët nëpër miqtë dhe shokët e tyre, duke shtyrë më të guximshmit dhe kureshtarët të vijnë deri këtu nga larg edhe pse nën rrethanat e vështira të pandemisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme