GJKKO rrëzon sërish Berishën dhe Malltezin, mbeten në “arrest shtëpie”

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-kryeministrit Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për heqjen e masës së sigurisë, teksa të dy janë lënë në “në arrest shtëpie” për aferën e privatizimit të Klubit “Partizani”.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 03.05.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 96 akti, datë 25.04.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 200 akti, datë 08.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (disponuar mbi kërkesën me objekt zëvendësimin e masës së sigurimit personal)”, dhe vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 200 akti, datë 08.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimi i Organizuar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




