Gjykata e Lartë nuk pranon kërkesën e Ballukut, mbetet në fuqi ndalimi i daljes jashtë vendit

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesës e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, duke lënë në fuqi masën e caktuar ndaj saj, “ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Vendimi u mor këtë të enjte (9 prill), pas shqyrtimit të rekursit të paraqitur nga Balluku, e cila kërkonte heqjen e kësaj mase të vendosur më herët nga Gjykata e Posaçme.
Balluku ndodhet nën hetim nga SPAK që prej tetorit të vitit të kaluar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



