Gjykata Kushtetuese nuk merr vendim për ankimin e pezullimit të zv.kryeministres: Na duhet më shumë kohë

Aktualitet | 9 muaj më parë

Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë asnjë vendim mbi ankimin e Këshillit të Ministrave për vendimin e GJKKO-së për pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Trupa gjyqësore prej 8 gjyqtarësh u mblodhën këtë të martë (27 janar) duke vendosur më shumë kohë për vendimarrjen.

Pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese zhvilloi seancën publike për shqyrtimin e ankimit të Kryeministrit lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila ka vendosur pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Gjykata e Posaçme nuk mori pjesë në seancën publike, pasi argumentoi se nuk mundtë legjitimohej si palë në një gjykim kushtetues ku kërkues është Kryeministri.

Sipas GJKKO-së, pjesëmarrja e saj do të cenonte parimin e ndarjes së pushteteve dhe pavarësinë e brendshme të gjyqësorit.

Ndërkohë Këshilli i Ministrave kërkon shpalljen si antikushtetues të vendimit të GJKKO-së. Përfaqësuesja e Këhsillit të Ministrave, deklaroi në seancën publike të mbajtur pesë ditë më parë në Kushtetuese, se GJKKO dhe SPAK pretendojnë se ankimi është i parregullt, pasi nuk janë shteruar shkallët e gjykimit për masën e sigurimit, mungon legjitimimi i kërkuesit, për shkak se Këshilli i Ministrave dhe Kryeministri nuk kanë interes personal, si dhe nuk ekziston një marrëdhënie juridike kushtetuese apo konflikt kompetencash.

Më 12 dhjetor të 2025-ës Gjykata Kushtetuese mori vendimin për pezullimin e efekteve të vendimit të GJKKO-së për pezullimin nga detyra të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme