Goditet rrjeti ndërkombëtar i pornografisë me të mitur, një i arrestuar në Tiranë
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me agjenci ndërkombëtare, ka goditur një rast të përhapjes së materialeve me përmbajtje pornografike që përfshijnë të mitur, duke çuar në arrestimin e një shtetasi në Tiranë.
Si rezultat i operacionit policor ndërkombëtar të koduar “STREAM”, i cili përfshiu agjencitë ligjzbatuese të 35 shteteve, u vu në pranga shtetasi M. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet për veprën penale “Pornografia”, me të mitur.
Operacioni “STREAM” dhe bashkëpunimi me EUROPOL
Operacioni “STREAM”, i cili u zhvillua nën drejtimin e Policisë Kriminale Shtetërore të Bavarisë dhe Zyrës Qendrore Bavareze për Ndjekjen e Krimit Kibernetik (ZCB), si dhe me mbështetjen e EUROPOL-it, synoi goditjen e shfrytëzimit seksual të të miturve në internet.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike kreu veprimet hetimore pas marrjes së informacioneve konkrete nga autoritetet policore gjermane dhe EUROPOL-i. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit M. Z.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në një njoftim për shtyp, ripërsëriti angazhimin e saj për mbrojtjen e fëmijëve dhe fton qytetarët, prindërit dhe të rinjtë “që të raportojnë çdo rast të dyshuar të shpërndarjes, prodhimit apo konsumimit të materialeve me përmbajtje pornografike që përfshijnë të mitur, apo çdo formë tjetër të abuzimit seksual online, duke përdorur kanalet zyrtare të komunikimit”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




