Goditet veprimtaria e kundraligjshme e lojërave të fatit, arrestohen 3 persona në Tiranë

Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të aksionit për goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të lojërave të fatit.
Pronari i subjektit, dy klientë dhe kamarieri janë konstatuar në një lokal në Rrugën e Dibrës, teksa vinin baste sportive, me celularë.
Në këtë kuadër, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit E. B., 65 vjeç (pronari i lokalit), E. Zh., 36 vjeç dhe O. D., 26 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 17-vjeçarin.
“DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Koeficienti”, për goditjen e veprimtarisë të kundërligjshme të lojërave të fatit.
Vihen në pranga 3 shtetas (ndër ta, pronari i lokalit) dhe procedohet penalisht një 17-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe punës policore operative, me synim evidentimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, finalizuan operacionin e koduar “Koeficienti”.
Gjatë operacionit u konstatua se pronari, 2 klientë dhe kamerieri (shtetas i mitur) në një lokal në Rrugën e Dibrës, vinin baste sportive, me celularë.
Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. B., 65 vjeç (pronari i lokalit), E. Zh., 36 vjeç dhe O. D., 26 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 17-vjeçarin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




