Goditje e dyfishtë e Romës/ Pas Raspadori vjen edhe Zirkzee, kushton 38 milionë euro

Për ish-lojtarin e Bolonjës është gati kontrata deri në 2030-ën me 3.5 milionë në sezon
Në Trigoria është kthyer qetësia. Giacomo Raspadori pritet që këto orë të zyrtarizohet si lojtar i Romës. Por lojtari i Atletico Madrid nuk do të jetë përforcimi i vetëm në sulm. Trajneri Gasperini do të ketë në dispozicion edhe Joshua Zirkzee, për të cilin Massara do të bëjë gjithçka ditët e ardhshme.
Holandezi, pavarësisht shkarkimit të Amorim, synon të kthehet në Itali. Ka një akord për një huazim me të drejtën e blerjes nga Manchester United për rreth 38 milionë euro.
Massara ka pasur bisedime të tjera me njerëzit e Zirkzee, gati për të respektuar paktin e javëve të fundit. Për sulmuesin është gati kontrata deri deri në vitin 2030 me rreth 3.5 milionë euro në sezon. Sinjal i qartë për atë që Roma e ka holandezin në qendër të projektit.
Zirkzee kërkon të luajë shanset për Botërorin. Ai ishte në stol në barazimin 2-2 kundër Burnley, ndërsa te Manchester United mbretëron ende kaosi. Vonesa për trajnerin e ri ka ndikuar edhe në vendimet e merkatos. Në këto kushte, sulmuesi holandez preferon të kthehet në Itali, me fanellën e Romës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




