Gonxhja në Zyrih në “Safe Heaven Forum”: Shqipëria, destinacion i sigurt për investime

Politikë | 2 muaj më parë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka marrë pjesë në “Safe Heaven Forum”, zhvilluar në Zyrih.

Përmes një video-mesazhi, ministri njofton se në fokus të diskutimeve ishin perspektivat globale të realitetit ekonomik, investimet dhe masat ndaj risqeve.

Po ashtu, gjatë forumit u diskutua për portofolet e investimeve dhe identitetin digjital, si dhe për mundësitë dhe sfidat që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e kapitaleve e talenteve.

Sipas ministrit Gonxhja, Shqipëria, përmes politikave dhe avantazheve të saj strategjike, po riformëson qasjen konkurruese për tërheqjen e investimeve dhe talenteve. Ai e cilëson diskutimin si të rëndësishëm për pozicionimin e Shqipërisë si një destinacion të sigurt dhe një treg ambicioz për investime cilësore e zhvillim të qëndrueshëm.

“Zyrih, me ftesë të Fondacionit Besa, në fillim për një mbrëmje kushtuar potencialit të Shqipërisë si një destinacion kulturor e turistik, me fokus tek investimet në projekte që ndërthurin trashëgiminë shpirtërore, duke promovuar njëkohësisht identitetin dhe vokacionin europian të vendit tonë. Ditën tjetër në Safe Heaven Forum, ku u fol për perspektivat globale të realitetit ekonomik, investimet dhe masat ndaj risqeve, portofolet dhe identitetin digjital, ku edhe Shqipëria, me politikat dhe avantazhet strategjike, po riformëson qasjen konkurruese për tërheqjen e kapitaleve dhe talenteve. Një diskutim me rëndësi për pozicionimin e Shqipërisë si një destinacion i sigurt, si një treg ambicioz për investime cilësore dhe zhvillim të qëndrueshëm”, shprehet ministri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme