Gonxhja: Shqipëria po konsolidohet si pikë takimi për industrinë globale audiovizuale

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri sot të ditur se së bashku me Jonid Jorgjin, kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, zhvilluan një takim me një grup artistësh dhe kineastësh nga SHBA-ja dhe Kanadaja, mbi mundësitë e reja të bashkëpunimit në fushën e kinematografisë.
Sipas ministrit, në fokus të diskutimeve ishin bashkëprodhimet filmike, krijimi i urave të reja për projekte të përbashkëta, si dhe edukimi dhe zhvillimi profesional përmes shkëmbimit të eksperiencave dhe krijimit të mundësive të reja për brezin e ri të kineastëve tanë.
Gonxhja theksoi se, “Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një pikë takimi dinamike për industrinë globale audiovizuale, ku talenti vendas dhe përvoja ndërkombëtare bashkohen për të krijuar art pa kufij”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




