Gonxhja takon homologun kroat: Rrisim bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në turizëm

Ministri i Turizmit dhe Zhvillimit Rural, Blendi Gonxhja, zhvilloi një takim me homologun e tij kroat për Turizmin dhe Sportin, Tonci Glavina, gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO).
Në takim u diskutuan mundësitë për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash mes Shqipërisë dhe Kroacisë, me fokus në zhvillimin e turizmit, promovimin e shkëmbimeve kulturore dhe sportive, si dhe forcimin e imazhit të destinacioneve të dy vendeve.
“Me ministrin e Turizmit dhe Sportit të Kroacisë Tonči Glavina në UNWO me të cilin ndajmë jo vetëm vlera të përbashkëta mesdhetare, por edhe një vizion të përbashkët për zhvillimin e turizmit dhe shkëmbimeve kulturore e sportive. Kroacia mbetet një model i suksesshëm në menaxhimin e destinacioneve dhe në ndërtimin e një marke të fortë kombëtare në turizëm, ndaj dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona është një mundësi e vlefshme për të shkëmbyer përvoja dhe për të ndërtuar iniciativa të përbashkëta që forcojnë rajonin tonë si destinacion konkurrues dhe tërheqës”, shkruan Gonxhja.
Ky bashkëpunim synon të forcojë rajonin mesdhetar si një destinacion konkurrues dhe tërheqës për turistët ndërkombëtarë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




