Gonzato dhe Schmidt vlerësojnë SPAK: Shqipëria, partner i përkushtuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar

Politikë | 1 vit më parë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato u takua sot me presidentin e Eurojust, Michael Schmidt, në kuadër të Forumit të 2-të Konsultativ të Kryeprokurorëve të Ballkanit Perëndimor.

Delegacioni i BE-së njofton se, diskutimi u përqendrua në rolin qendror të prokurorive në sistemin gjyqësor të Shqipërisë pas reformës në drejtësi.

“Të dy vlerësuan rolin e SPAK-ut, i cili shihet si një faktor që ndryshon rrënjësisht situatën në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke forcuar sundimin e ligjit dhe besimin publik”, njoftoi më tej Delegacioni i BE në Shqipëri.

Sipas zyrës së BE-së në vendin tonë, “ata theksuan nevojën për të mbështetur më tej Prokurorinë Speciale dhe Prokurorinë e Përgjithshme dhe për të siguruar që ato të kenë burimet e nevojshme”.

“Ata gjithashtu nënvizuan rëndësinë e përmirësimit të bashkëpunimit gjyqësor me shtetet anëtare të BE-së, duke e konsideruar Shqipërinë një partner të përkushtuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e ndarë në rrjetet sociale të zyrës së Bashkimit Evropian në Tiranë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme