Gratë sipërmarrëse- Prezantohet potenciali turistik në zonat mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

Sociale | 2 vite më parë

Mbështetja për gratë sipërmarrëse dhe zhvillimi i Turizmit të Gjelbër në Itali, Shqipëri dhe Mal të Zi, ishin në fokus të një takimi që u organizua në Shkodër

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte prezantimi i  potencialit  turistik të zonës natyrore, e cila shërben si kufi midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.

“Zonjat sipërmarrëse nga Mali i Zi bëhen pjesë e këtij takimi për të shkëmbyer eksperienca me zonjat sipërmarrëve nga Shkodra”, tha drejtuesja e projektit, Valbona Paluka.

Dhjetë sipërmarrëse nga Shqipëria dhe Mali i Zi ndanë informacion mbi aktivitetet dhe profilet e tyre të biznesit

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe udhëtimi me varkë, përmes liqenit të Shkodrës shoqëruar nga një udhërrëfyes turistik për të prezantuar nga afër  atraksionet, pikat potenciale të turizmit, të cilat mund të jenë pjesë e paketave turistike për secilin partner.

Gazetar: L. Kadija

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme