Greg Popovich tërhiqet në moshën 76-vjeçare

Greg Popovich ka marrë vendimin për tu tërhequr si trajner në moshën 76 vjeçare duke mbyllur kështu karrierën e gjatë me San Antonio Spurs e cila vijonte prej 29 vitesh. Popovich e humbi të gjithë sezonin aktual teksa në nëntor pësoi një ishemi dhe pavarësisht terapisë per t’u rikuperua, nuk arriti një kondicion optimal për tu kthyer në detyrën e tij.
Popovich ka fituar 5 herë titullin në NBA gjithmonË me San Antonion dhe janë kualifikuar 6 herë në finale. Rekordi i tij për fitoret në sezonin e rregullt është me 1422 ndeshje, ndërsa në ndeshjet e play off-it vetëm Phill Jakson dhe Pat Riley kanë fituar më tepër se ai.
Sa i përket titujve kampionë në NBA, vetëm Phill Jakson dhe Red Auerbach kanë fituar më shumë se Popovich. Në një deklaratë të Greg, e shpërndarë nga klubi i San Antonio Spurs ndër të tjera do të thuhej: teksa dashuria ime dhe pasioni për lojën vijon, kam vendosur të heq dorë nga detyra ime si trajner. I jam mirënjohës lojtarëve, trajnerëve, stafit, tifozëve që më dhanë mundësinë të jem trajneri i tyre për gjithë këto vite. I jam mirënjohës qytetit, dhe klubit që u sollën gjithmonë mirë me mua.
Greg Popovich njihet për aftësine e tij për të menaxhuar grupin , për të fituar ndeshje e tituj, me cilësi që shpesh etiketoheshin si shkollë e vjetër. Autoritetin dhe disiplinën do ta mësonte në shkollën ushtarake që ndoqi e më pas karriera e tij do të niste në NBA si drejtues i klubit e më tej si trajner që prej 1996 e deri më sot.
Titulli i parë do të vinte në 1999 ku dhe nisi epoka post Jordan në NBA. Në vitet e tij të arta Popovich zbuloi dhe drejtoi lojtarë si Tim Duncan, David Robinson, Toni Parker, Manu Ginobili, Kaui Leonard dhe se fundmi fenomenin francez Ëembanyama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




