Gruaja e Messit: Çfarë po shikon o idiot?

Argjentina është në këmbët e Lionel Messit, i cili po udhëheq ‘Selección’ në Botërorin e Katarit ku tani do të përballet me Kroacinë në gjysmëfinale. I ‘Maradonizuar’ në vendosmërinë që po vendos në fushë dhe më në fund lider i ‘Albiceleste’, në fund të çerekfinales së zjarrtë të fituar me penallti ndaj Holandës, numri 10 u bë protagonist i një mosmarrëveshjeje në TV live me Weghorst, autori i dopietës që kishte nxjerrë ‘Portokallinjtë’ në sipërfaqe.
Një skenë që shumë shpejt u bë virale në rrjetet sociale, ku fansat u çmendën, por edhe për shkak të imitimit të bashkëshortit të saj nga Antonella Roccuzzo: “Qué mirás bobo, andá para allá” apo “Çfarë po shikon o idiot? Largohu, shko”, thotë zonja Messi në një video në TikTok duke përdorur fjalët e ‘Pleshtit’. Një frazë që tifozët argjentinas shpresojnë të jenë në gjendje ta përsërisin deri në finale në Doha.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




