Guardiola ka nevojë për pushim: Kur të mbarojë kontrata me Sitin mund të tërhiqem

Futboll Bota | 2 vite më parë

Cila do të jetë e ardhmja e Pep Guardiolës pas përvojës së tij te Manchester City? Mund të jetë edhe larg futbollit. Sezoni i vështirë i skuadrës angleze ka lënë gjurmë te trajneri spanjoll, i cili po vlerëson se cilën rrugë do të marrë pas vitit 2027, datë kur skadon kontrata e tij me “qytetarët”, megjithatë asnjë hipotezë nuk duhet përjashtuar.

“Pas përfundimit të kontratës me Sitin, do të ndalem. Jam i sigurt për këtë. Nuk e di nëse do të tërhiqem, por do të bëj një pushim”, shpjegoi Pep në një intervistë për ESPN.

Fjalë që rëndojnë në futbollin anglez e më gjerë, por që e bëjnë njeriun të reflektojë, aq sa Guardiola nuk i ka kursyer kritikat ndaj drejtuesve të tij.

“Ka qenë një vit i vështirë, kam bërë edhe zgjedhje të këqija, por kam mësuar shumë. Nuk ka vetëm një arsye për rënien tonë, por shumë detaje. Vështirësitë janë pjesë e lojës. Ne nuk mund të jetojmë duke menduar për kujtimin e të tjerëve. Kur vdesim, harrojmë shpejt. Por shpresoj që tifozët e Barçës, Bayernit dhe Cityt të kenë shijuar duke parë ekipet e mia”, ka thënë mes të tjerash spanjolli.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme