Guardiola rinovon stafin, gati firma me ish-krahun e djathë të Klop

Angli | 1 vit më parë

Pas plot 9 viteve si ndihmës trajner i Liverpulit, Pep Lijnders ka pranuar një sfidë të re duke u bërë pjesë e stafit të Pep Guardiolës.

42-vjeçari, i cili ishte krahu i djathë i Jyrgen Klop, ka arritur marrëveshjen me Mançester Sitin dhe do të jetë pjesë e stafit të Guardiolës duke nisur nga 1 korriku i këtij viti.

Lijnders shkon në Mançester pas një aventure pak mujore si trajner i parë i Red Bull Salcburgut. Pas largimit të Klop ai mori detyrën e trajnerit në ekipin austriak, por nuk pati sukses dhe u shkarkua në dhjetor pasi ekipi i tij ishte plot dhjetë pikë larg Shturmit të Gracit në Bundesligën Austriake.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme