Guida për gjuhët lindore, mungesa e profesionistëve që i zotërojnë ato, sfidë për turizmin

Guidat turistike të licencuara luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin dhe prezantimin e trashëgimisë kulturore, veçanërisht pranë monumenteve dhe siteve arkeologjike.
“Guidat në një farë mënyre janë ambasadorët më të mirë të një vendi sepse bëjnë atë reklamën më të mirë, pasqyrojnë historinë, japin një informacion për turistët dhe janë ajo pasqyra e më e mirë e sezonit turistik në një vend të caktuar. Edhe vetë kalaraja e Shkodrës, për shembull, gjatë projektit të rijetimit që do zhvillohet falë financimit nga BERZH dhe me zhvillues Fondin Shqiptar të Zhvillimit e ka parasysh këtë pjesë, dhe sinalistika e re e kalasë do ketë pajisur edhe aspektin teknologjik që çdo turist të aksesojë vetë informacionin për SIT.” – theksoi Helidon Sokoli, Drejtor, DRTK Shkodër
Sipas Sokolit, një nga problematikat e evidentuara gjatë viteve të fundit lidhet me mungesën e guidave që zotërojnë gjuhët lindore.
“Kryesisht në gjuhët lindore ka një vështirësi në plotësimin e fluksit turistik që po vjen gjithnjë në rritje me guida turistike, për shkak edhe të mungesës së tashmë prej disa dekadash të traditës së formimit në këto gjuhë, si në pjesën e gjuhës ruse, polake dhe në përgjithësi gjuhëve sllave.”
Rritja e cilësisë së shërbimit të guidave turistike mbetet një element i rëndësishëm jo vetëm për eksperiencën e vizitorëve, por edhe për promovimin sa më profesional të historisë, kulturës dhe trashëgimisë së zonës së Shkodrës.
Gazetar: M. Gjini
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



