Guidat turistike në Kukës, rritet interesi për destinacionet lokale

Aktualitet | 3 muaj më parë

Kukësi po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë, ndërsa guidat turistike lokale po përballen me kërkesa për t‘i njohur nga afër me historinë, natyrën dhe atraksionet e qytetit. Operatorët që shoqërojnë turistët në destinacionet e Kukësit thonë se vitet e fundit është shtuar ndjeshëm numri i vizitorëve, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

“Gjermanë, suedez, holandez, çek, anglez, janë të të gjitha zonave. Ato për preferojnë çdo gjë që është historik i sistemit komunist edhe habiten me vuajtje që kena kaluar në atë kohë”, deklaroi Afrim Cenaj, i cili prej vitesh shoqwron turistët në tunelet e nëndheshme të Kukësit.

Sipas tij, guidat lokale kanë një rol të rëndësishëm në promovimin e vlerave turistike të Kukësit, por për të zhvilluar më tej këtë sektor kërkohet më shumë mbështetje nga pushteti vendor.

Investimet në infrastrukturë, promovimi i destinacioneve dhe përfshirja më e madhe e operatorëve lokalë, sipas guidave, do të ndihmonin në rritjen e qëndrimit të turistëve dhe në shtrirjen e sezonit përtej muajve të verës.

/RTSH/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme