“Gushti i zjarrit” – 115 raste në Shkodër, Ponari: U menaxhuan pa dëme, mirënjohje efektivëve

Aktualitet | 1 vit më parë

115 raste zjarri janë shënuar përgjatë muajit gusht në territorin e bashkisë Shkodër.

Drejtori i Repartit Zjarrfikës, Agim Ponari, tregon se zjarret janë menaxhuar duke mos pasur dëme në njerëz.

“Nuk kemi pasur dalje të situatës jashtë kontrollit. Ka pasur [zjarre] në zonat kodrinore, në ferra, shkurre, barishte, ngastra që i kanë pastruar dhe u kanë vënë flakën pastaj; bombola gazi nëpër banesa, që janë përballuar me sukses, pa probleme në jetën e njeriut apo dëme në banesa; automjete në ecje në rrugë…” tha z. Ponari.

Dyzetetetë orët e fundit nuk kanë qenë të lehta as për Velipojën. Në zonën e Qasit është dashur mbi katër orë përballje me flakët për të izoluar vatrën e cila rrezikonte banesa dhe të imëta.

“Kemi punuar për katër-pesë orë. Është bërë e mundur që zjarri të mos përhapet te banesat apo në pyll. Nga ora 11 e natës e kemi përfunduar totalisht fikjen e zjarrit,” u shpreh drejtori i Repartit Zjarrfikës.

Rënia e temperaturave pritet të krijojë kushte më të favorshme duke mos pasur risk të shtuar për zjarre, megjithatë apeli u drejtohet veçanërisht fermerëve që te kenë kujdes e të mos ndezin zjarre në tokat e tyre.

Gazetare: Merisa Gjoni

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme