Gushti, më shumë ikje se ardhje nga Qafëbota dhe Porti i Sarandës

Aktualitet | 2 muaj më parë

Muaji gusht, që tradicionalisht njihet si periudha e pushimeve, ka shënuar më shumë dalje se hyrje nga dy portat kryesore të hyrjes së vizitorëve në Sarandë: pikëkalimi kufitar i Qafëbotës dhe Porti turistik.

Sipas të dhënave të Komisariatit të Kufirit Sarandë, nga Qafëbota janë regjistruar rreth 70 mijë hyrje, kundrejt mbi 76 mijë daljeve.

Raporti në favor të ikjeve vlen si për shtetasit shqiptarë, ashtu edhe për të huajt.

Në dalje kanë udhëtuar 200 shqiptarë më shumë se sa kanë hyrë, ndërsa janë larguar rreth 7 mijë të huaj më tepër nga sa kanë ardhur.

I njëjti trend është vërejtur edhe në Portin e Sarandës.

Gjatë muajit gusht aty u regjistruan 72.643 hyrje, kundrejt 78.972 daljeve.

Këto shifra tregojnë se, pavarësisht fluksit të lartë të vizitorëve, numri i personave që kanë lënë zonën e Sarandës ka qenë më i lartë se ai i të ardhurve.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme