Guterres dënon sulmet me dronë të Rusisë ndaj civilëve në Ukrainë

Botë | 12 muaj më parë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka deklaruar se dënon fuqishëm sulmet me raketa dhe dronë të Rusisë ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile në Ukrainë.

Guterres ka postuar këtë deklaratë në platformën X të premten.

“Unë dënoj me forcë sulmet e mëdha me raketa dhe dronë të Rusisë në disa rajone të Ukrainës. Sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile janë të papranueshme dhe duhet të përfundojnë menjëherë.

Përsëris thirrjen time për një ndërprerje të menjëhershme dhe të pakushtëzuar zjarri, si hapi i parë drejt një paqeje të drejtë, të plotë dhe të qëndrueshme që mbron plotësisht sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës”, tha Guterres në X.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme