Haaland, dy gola për ndeshje: Ndjej përgjegjësi për ta udhëhequr Norvegjinë drejt Botërorit

“E dimë që kjo është ndeshja e fundit dhe mund ta përfundojmë me pikë të plota. Ka një frymë të shkëlqyer ekipi dhe duam ta përfundojmë këtë udhëtim të fortë”, tha sulmuesi i Norvegjisë, Erling Haaland, në konferencën e tij për shtyp përpara ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës kundër Italisë. Haaland mbërrin në San Siro me një rekord mbresëlënës për ekipin e tij kombëtar dhe Manchester Cityn, duke shënuar mesatarisht rreth dy gola për ndeshje.
“Po luaj me shumë vetëbesim, por nuk më takon mua të gjykoj nëse jam sulmuesi më i mirë në botë apo jo,” shtoi ai, “por jam në një moment të mirë. Ndihem mirë, jam shumë krenar që jam në këtë nivel. Ndihem përgjegjës për ta udhëhequr Norvegjinë në Kupën e Botës, nuk kemi luajtur kurrë në Kupën e Botës që kur kam lindur”.
Është e pashmangshme të flasësh për shokun e tij të ri të ekipit, Gigio Donnarumma. “Së bashku me Courtois, ai është portieri më i mirë në botë. Ai është një person i shkëlqyer, kam vetëm gjëra të mira për të thënë për të, është një lojtar fantastik. Do të jetë e veçantë të luaj kundër tij”, përfundoi sulmuesi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




