Haaland, kostoja shokuese e çantës së udhëtimit

Njëra qershi të çon te tjetra dhe megjithëse fruti i shijshëm nuk është pjesë e dietës së tij shumë të veçantë, Erling Haaland nuk mundi t’i rezistonte. The Sun fokusoi mbërritjen e sulmuesit norvegjez në Kopenhagen për ndeshjen jashtë fushe të Manchester Cityt në Champions League kundër danezëve, që nuk e panë të dilte në fushë, me një aksesor luksoz, për shumë, por jo për të.
Bomberi i Guardiolës shquhej jo për veshjen e tij, por për çantën Louis Vuitton, një model shumë i pëlqyer nga të famshmit. Një aksesor që bie në sy dhe mbi të gjitha shumë i shtrenjtë, duke qenë se çmimi i tij llogaritet në 10.900 stërlina, një bakshish gjithsesi për sulmuesin 22-vjeçar, i cili ka marrë një pagë prej 375.000 paund në javë që nga momenti kur është bashkuar me City.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




