Habit Ronaldo: Mosha ime biologjike është 28,9 vjeç

Gosip | 1 vit më parë

Më pesë shkurt të këtij viti mbushi 40 vjeç, por pas ekzaminimeve të bëra pranë një shoqërie të specializuar për fitnesin e trupit të njeriut, Kristiano Ronaldo ka mësuar moshën e tij biologjike.

“Nuk mund ta besoj që të jem kaq mirë… 28.9 vjeç”, tha Ronaldo gjatë podcast-it “Whoop”. Portugezi shpjegoi se regjimi i tij strikt është sekreti i këtij suksesi. 

Nëse portugezi do të vazhdojë kështu atëherë do të thotë se do të kemi mundësi që ta shikojmë në fushat e blerta edhe për të paktën dhjetë vite të tjerë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme