Hamasi: Armëpushim do ketë vetëm nëse Izraeli tërhiqet plotësisht nga Gaza

Hamasi ende nuk i është përgjigjur propozimit izraelit. Një zyrtar i Hamasit thotë se do të pajtohet vetëm me armëpushimin e përhershëm dhe tërheqjen e Izraelit
Zyrtari i Hamasit, Osama Hamdan thotë se grupi terrorist nuk mund të pajtohet me një marrëveshje që nuk siguron një pozicion të qartë izraelit për një armëpushim të përhershëm dhe tërheqje të plotë nga Gaza.
“Ne i kërkuam ndërmjetësuesve të merrnin një pozicion të qartë izraelit për t’u angazhuar për një armëpushim të përhershëm dhe një tërheqje të plotë nga Gaza,” tha ai në një konferencë për shtyp në Bejrut.
Ndërkaq, shefi i Shtabit të IDF-së, gjenerallejtënant Herzi Halevi thotë se Izraeli afër marrjes së një vendimi në lidhje me sulmet e përditshme të Hezbollahut në veri të Izraelit në mes të luftës së Gazës.
“Ne po i afrohemi pikës ku duhet të merret një vendim dhe IDF është e përgatitur dhe shumë e gatshme për këtë vendim”, thotë Halevi gjatë një vlerësimi me zyrtarët ushtarakë dhe komisionerin e zjarrit Eyal Caspi, në një bazë ushtarake në Kiryat Shmona.
“Ne kemi sulmuar për tetë muaj dhe Hezbollahu po paguan një çmim shumë, shumë të lartë. Ditët e fundit ka shtuar pikat e forta dhe ne jemi të përgatitur pas një procesi shumë të mirë stërvitor… për të kaluar në një sulm në veri”, thotë ai.
“Ne kemi mbrojtje të fortë, gatishmëri për të sulmuar dhe po i afrohemi një pike vendimi”, shton ai.
Halevi dhe Caspi më vonë u takuan me zjarrfikësit që punuan për të shuar zjarret e mëdha në Izraelin verior gjatë dy ditëve të fundit, disa prej të cilave u ndezën nga sulmet me raketa dhe dron të Hezbollahut.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



