Hamasi: Jemi gati për marrëveshje armëpushimi, por duhet t’i japë fund luftës në Gaza

Botë | 1 vit më parë

Hamasi është shprehur i hapur për një marrëveshje armëpushimi me Izraelin, por nuk pranon kushtet e marrëveshjes, të njoftuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Hmasi këmbëngul në qëndrimin e tij se çdo marrëveshje duhet t’i japë fund luftës në Gaza.

Zyrtari i Hamasit, Taher al-Nunu, tha se grupi militant ishte “i gatshëm dhe serioz në lidhje me arritjen e një marrëveshjeje”, ndërsa shtoi se “Hamasi ishte i gatshëm të pranonte çdo iniciativë që çon qartë në përfundimin e plotë të luftës”.

Një delegacion i Hamasit pritet të takohet me ndërmjetësuesit egjiptianë dhe katarianë në Kajro këtë të mërkurë për të diskutuar propozimin, sipas një zyrtari egjiptian.

Marrëveshja e mëparshme e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit e cila filloi më 19 janar ishte caktuar të kishte tre faza, por nuk e kaloi fazën e parë.

Faza e dytë përfshinte vendosjen e një armëpushimi të përhershëm, kthimin e pengjeve të mbetura gjallë në Gaza në këmbim të palestinezëve të burgosur në Izrael dhe tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga Gaza.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme