Hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm, KLP: Kandidatët afat 30 ditë për aplikim

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur zyrtarisht procedurën për përzgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, pasi mandati 7-vjeçar i Olsian Çelës përfundon në dhjetor të vitit 2026.
Gara zhvillohet në disa faza. Fillimisht, KLP shpall thirrjen publike dhe kandidatët kanë 30 ditë kohë për të paraqitur aplikimet dhe dokumentacionin përkatës.
Më pas, Këshilli verifikon nëse kandidatët plotësojnë kriteret kushtetuese dhe ligjore, zhvillon intervista publike dhe i vlerëson ata bazuar në përvojën profesionale, integritetin, aftësitë drejtuese dhe vizionin për drejtimin e institucionit.
Në fund hartohet renditja përfundimtare dhe tre kandidatët më të vlerësuar i dërgohen Kuvendit.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




