Helmimi i fëmijëve në Gjakovë, mjeku flet për simpoziumin që hodhi poshtë tezën serbe

Kosovë | 1 vit më parë

Mjeku Besnik Bardhi, i cili studioi në Kroaci për mjekësi dhe u kthye të punojë në Kosovë, ishte në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon.

Gjatë eksperiencës si mjek ai u përfshi në atë që është quajtur operacioni më i madh kriminal, që i parapriu veprimeve të tjera gjenocidale të Millosheviçit, që ishte helmimi i fëmijëve në shkolla.

Dr. Bardhi tregoi sesi nisi ideja për një simpozium, ku do të hidhej dritë mbi ato ngjarje të tmerrshme që ndodhën dhe sesi u bë e mundur që të hidhej poshtë teza e mjekut serb.

“Falë profesorit tim akademik unë i kisha të hapura të gjitha rrugët për veprimtari politike. Kur ndodhën helmimet unë isha në Zagreb dhe së bashku me ministrin e Shëndetësisë ramë dakord të mbajmë një simpozium, ku do të hidhej dritë mbi ato ngjarje të tmerrshme që ndodhën. Ne organizuam simpoziumin, ku morën pjesë shumë elementë të shëndetësisë me punime shkencore. Aty mori pjesë dhe një delegacion i dërguar enkas nga Millosheviçi, ku një neuropisikatër u mundua të klasojë tezën e induksionit psikik kolektiv. Një anëtar i delegacionit nga Gjakova erdhi në kryesi dhe bëri me dije që në Gjakovë janë helmuar dhe moshat e parashkollorit; ndërsa induksioni ndodh në moshat 11 e lartë, në Gjakovë kishte ndodhur helmimi i fëmijëve në parashkollor,” tregoi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme