Hetimet për abuzime me fondet IPARD 2, ish-ministrja Frida Krifca dëshmon në SPAK

Ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Sipas informacioneve siguruar nga gazetarja Flutura Tota, mësohet se ish-ministrja u paraqit dy ditë më parë (17 mars) në SPAK për të dëshmuar si person në dijeni në lidhje me dosjen e abuzimeve me fondet IPARD 2.
Kujtojmë se në raportin e publikuar nga OLAF në 2023-shin, 33 milionë euro fonde u identifikuan si potencialisht të përdorura në mënyrë të papërshtatshme.
OLAF i rekomandoi asokohe Komisioni Evropian ta konsideronte një pjesë të financimit të Thirrjes së Parë dhe të Dytë për Aplikime IPARD II prej 33 milionë eurosh, si të papranueshme.
OLAF rekomandoi më tej që BE-ja të parandalonte shpenzimin e panevojshëm të 112 milionë eurove nga fondet e ardhshme (IPARD III) për Shqipërinë, derisa të merreshin masat korrigjuese për të mbrojtur interesat financiare të BE- së nga çdo aktivitet i paligjshëm.
Pas këtij raporti, BE prej tashmë 3 vitesh ka bllokuar fondet për IPARD 3.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



