Hetimet për krime zgjedhore, SPAK sekuestron telefonin e Elvis Roshit

Aktualitet | 1 vit më parë

Me urdhër të prokurorit të SPAK, Edvin Kondili, janë zhvilluar kontrolle banesash dhe kontrolle personale në kuadër të një hetimi për krime zgjedhore. Burimet bëjnë me dije se gjatë operacionit është sekuestruar telefoni celular i Elvis Roshit, ish-kryetar i Bashkisë së Kavajës, i dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme që lidhen me procesin zgjedhor.

Përveç Roshit, kontrollet janë shtrirë edhe ndaj disa personave të tjerë të përfshirë në hetim, ku janë sekuestruar edhe tre aparate celularë.

Kujtojmë se SPAK ka kërkuar më herët edhe ekspertim financiar të pasurisë së Roshit, nën dyshimet për fshehje të pasurisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme