Hetimet për zjarrin te QSUT/ Grupi hetimor merr në pyetje 5 të mitur: Pamë tym që dilte nga një vazo

Aktualitet | 6 muaj më parë

Grupi hetimor ka marrë në pyetje pesë të mitur në kuadër të hetimeve për zjarrin që përfshiu pasditen e 14 prillit, një pallat pranë QSUT-së.

Të miturit, banorë të godinës, janë identifikuar nga kamerat e sigurisë pranë një koshi me kartona, që dyshohet si vendi i nisjes së zjarrit. Marrja në pyetje është kryer në prani të prindërve dhe psikologëve.

Sipas dëshmive të tyre, fëmijët kanë mohuar çdo veprim të qëllimshëm, duke deklaruar se pranë koshit kanë parë një vazo nga e cila dilte tym.

Ndërkohë, burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se akt-ekspertimi për përcaktimin e shkakut të zjarrit nuk ka përfunduar ende.

Për këtë ngjarje, në masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” janë duke u hetuar Razie Sula, Agron Cara, Enver Ademi dhe Altin Furtuna për “shkelje të rregullave për mbrojtjen nga zjarri”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme