Hidhet në Presidencë shorti për zgjedhjen e anëtarëve të KED

Politikë | 6 vite më parë

Në Presidencë ka nisur hedhja e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Deri tani, anëtare të KED-së janë zgjedhur Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska. Anëtare zëvendësuese në KED si përfaqësuese e Gjykatës Kushtetuese do të jetë Fiona Papajorgji.
Ndërkohë, përfaqësuesi i Gjykatës së Lartë është zgjedhur Ervin Pupe, ndërsa Ilir Panda anëtar zëvendësues.
Anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme zgjidhet Adnan Xholi, zëvendësues i KED nga KLP është Kujtim Luli.
Presidenti i Republikës Ilir përcaktoi datën 4 dhjetor për hedhjen e shortit. Në short janë kandidatët e sjellë nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme