Hidhet shorti “Final 4” për vajza

U hodh sot në “Shtëpinë e Futbollit” shorti i fazës “Final 4” për vajza, ku u përcaktuan ndeshjet gjysmëfinale.
Shorti u drejtua nga specialisti i Departamentit të Garave në FSHF, Endi Hyka, teksa ishin të pranishëm përfaqësuesit e klubeve.
Skuadrat u ndanë në dy vazo: Vllaznia dhe Gramshi, si skuadrat e renditura më mirë në klasifikim, ishin të vendosura në vazon e parë, ndërsa Apolonia dhe Partizani, si ekipet e renditura në vendin e tretë dhe të katërt, u vendosën në vazon e dytë.
Apolonia – Vllaznia dhe Partizani – Gramshi janë çiftet gjysmëfinale të fazës “Final 4”. Ndeshjet e para do të zhvillohen në fushën e skuadrave të renditura në vazon e dytë, ndërsa ato të kthimit në fushën e skuadrave të vendosura në vazon e parë.
Në rast barazimi të rezultatit pas dy takimeve të lojës së rregullt, kualifikohet për në finalen e madhe skuadra e renditur më mirë në klasifikim.
Ndërkohë, dy ekipet që nuk kalojnë në finale do të zhvillojnë një ndeshje me një takim për të përcaktuar vendin e tretë dhe të katërt.
Ekipi kampion i Kategorisë Superiore për vajza do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin para-eliminator të UEFA Champions League, ndërsa skuadra e renditur në vendin e dytë do të marrë pjesë në raundin para-eliminator të UEFA Women’s Europa Cup.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




